Ka drejtuar Armando Brojën te londinezët, Manchester United i vë “shkelmin” të gjithëve për portugezin

Pas shkarkimit të Ruben Amorim, shumë emra janë lakuar për postin e trajnerit te Manchester United. Plani i bordit te “Djajët” është i qartë, gjetja e një trajneri të përkohëshëm deri ne verë dhe më pas opsionin ideal për edicionin 2026-2027.

Sipas “Goals Side”, drejtuesit në “Old Trafford” kanë vendosur që Marco Silva të jetë kandidati kryesor për të marrë “frerët” e 20 herë kampionëve të Premier League prej verës së këtij viti.

Kjo është një “skemë” nga United, pasi vetëm në këtë mënyrë ata do të firmosnin falas me Silvën, pasi portugezi është nën kontratë me Fulham.

Vlen të përmendet se nga janari deri në verën e 2024-ës, sulmuesi shqiptar Armando Broja ishte pjesë e Fulham, nën “komandën” e Marco Silvës.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us