Flamurtari “s’ndez” as në 2026-ën, trajneri Moriero nuk e bën “dramë”: Ishim të pafat, skuadra po rritet

Ekipi i Flamurtarit nuk i ka dalë të sigurojë “biletën” për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Vlonjatët u mposhtën 1 – 2 nga Elbasani, pas 120 minutash lojë. Trajneri i kuqezinjve Francesco Moriero ka folur për mediat pas kësaj disfate:

“Skuadra sot luajti një ndeshje shumë të madhe. Kaluam nga një situatë e fitoreje e mundshme te humbja, por marr në shtëpi një paraqitje të rëndësishme.

“Djemve u kërkoj paraqitje maksimale gjithmonë, pastaj një ndeshje e vendos gjithmonë episodi. Sipas meje sot ishim shumë të pafat, djemtë kanë bërë një ndeshje të madhe. Sa i përket trajnerit, për atë që japin djemtë në fushë, jam besimplotë.

Rezultatin nuk e kapërdij se meritonim shumë më shumë sot. Europa? Sot kemi bërë gjithçka për të fituar, e keni parë që djemtë kanë bërë një paraqitje të rëndësishme.

Ndjej keqardhje për djemtë, që nuk vazhduam në Kupë. Jam i bindur se që kur kam ardhur, skuadra është rritur, ka luajtur, ka qenë e disiplinuar”.

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us