Po përjeton formë të jashtëzakonshme, zbulohet ekipi ku do vijojë karrierën Anis Mehmeti

Nga mediat angleze nuk ka më asnjë dyshim, Anis Mehmeti do qendrojë të paktën deri në fund të sezonit te Bristol City. Ky është lajmi i fundit që vjen nga “Sky Sport UK”.

Sulmuesi i Kombëtares ndihet mirë përkohësisht te Bristol dhe nuk e shikon momentin e përshtatshëm për të ndryshuar ambient. Më tej, thuhet se Mehmeti gjatë këtyre ditëve do firmos edhe kontratën e re me klubin aktual, ku zyrtarizimi do të jetë çështje ditësh.

Kjo “strategji” nuk e lë “thatë” Bristol, pasi kontrata ekzistuese i përfundon në verë dhe mund të largohej me parametra zero. Gjatë këtij sezoni në Championship (liga e dytë për nga rëndësia në Angli), Anis Mehemti ka 8 gola dhe 6 asiste në 26 prezenca.

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us