E BUJSHME/ Perez SHKARKOI Alonso-n prej lojtarëve?! Zbulohen fjalët që trajneri u tha drejtuesve, shkak u bë “fuqia”

Ditën e djeshme, klubi i Real Madrid njoftoi shkarkimin nga detyra të trajnerit Xabi Alonso. Ky i fundit u largua nga posti që mbante, ndërsa vendin e tij e zuri ish-lojtari madrilen, Alvaro Arbeloa.

Ndërkohë që ditën e sotme, “La SER” ka publikuar fjalët që trajneri Alonso u ka thënë drejtuesve të Real Madrid në mbledhje. Sipas medias në fjalë, tekniku spanjoll është kundër “fuqisë” që klubi u jep lojtarëve.

“Ju s’mund t’i jepni lojtarëve kaq fuqi. Është e pamundur që një trajner të qeverisë në një dhomë zhveshjeje nëse klubi qëndron gjithmonë në anën e lojtarëve”, mësohet të ketë thënë Alonso.

Këto fjalë kanë “nxitur” më shumë presidentin Florentino Perez që ta largojë nga skuadra.

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us