Kanë arritur marrëveshjen me Flamurtarin, por “ngec” zyrtarizimi në Vlorë i 2 kampionëve të Egnatias (SITUATA)

Flamurtari vazhdon punën për përforcimin e skuadrës në këtë merkato. Vlonjatët bëhet me dije se kanë arritur marrëveshjen me 2 futbollistët e Egnatias.

Bëhet fjalë për Zamiq Aliyev dhe Leo Melo, të cilët nuk janë konsideruar titullarë nga Edlir Tetova dhe largimi i tyre nga kampionët aktualë të Superiores është mëse i mundshëm. Por transferimi i tyre në Vlorë tashmë ka “ngecur”.

Kjo pasi drejtuesit presin që fillimisht të zyrtarizojnë drejtorin e ri sportiv, ku emri i Tefik Osmanit është më konkreti.  Do të jetë drejtori sportiv i ri ai që më pas do të vendosë “pikat” mbi “i” për këto transferime.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us