A i mbylli Agasi marrëveshjet e biznesit? Haxhia: Vetëm po të jetë i çmendur do të pranonte vetëdorëzimin

Avokati Maks Haxhia është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, ku kërkon materialet e dosjes në ngarkim të klientit të tij, Ergys Agasi. Haxhia tha se ndaj mbrojtjes nuk është vënë në dispozicion asnjë provë dhe material nga ana e SPAK, dhe tha se vetëm nëse është ‘i çmendur’, Agasi do të vinte që të dorëzohej. Avokati këmbënguli, se Agasi nuk ka asnjë lidhje me rrëmbimin e biznesmenin Gerond Meçe, ngjarje për të cilën akuzohen nga Prokuroria e Posaçme.

“E kini shumë problem këtë pyetje, dhe do ju jap këtë përgjigje. Zoti Agasi, me informacionin që kam nga familja, nuk ndodhet në Shqipëri. Mbarset opinioni dhe ngrihet akuza për një person, që nuk ka qenë ndonjëherë i veshur me pushtet. Zoti Agasi i ka mbaruar punët e veta, por në këto kushte vetëm po të jetë një njeri, që do të hedhë çelësat në det, mund të vijë në Shqipëri. Është vendim i tij për të ardhur apo jo, por në kushtet që nuk ka asnjë provë dhe asnjë informacion, dhe asnjë material për provat kundër tij, vetëm po të jetë i çmendur mund të vijë dhe të paraqitet”, u shpreh mes të tjerave Haxhia.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Ergys Agasi, është shpallur në kërkim nga SPAK për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Ai akuzohet si kreu i grupit të strukturuar kriminal, që qëndronte në krye të skemës së abuzimit me tenderat e AKSHI, duke përfituar miliona euro, përmes faturave fiktive dhe ndikimit në procedurat e tenderave.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us