VIDEO/ Skënderbeu shmang “turpin” në shtëpi, Luftëtari i “shpëtoi” fitorja nga duart

Nuk ka pasur fitues sfida Skënderbeu – Luftëtari, e përfunduar 1 – 1, java e 18-të. Edhe pse në “letër” korçarët ishin favoritët e mëdhenj për të marrë 3 pikët, nuk ia dolën kundër ekipit të Bledar Devollit.

Pjesa e parë nuk pati shumë histori, ndonëse vendasit ishin disis më kërkues. Në fraksionin e dytë, erdhën golat dhe penalltitë. Në minutën e 53-të, Abiodount humb rasin e “artë” për të kaluar në avantazh “Ujqërit” përmes 11-metërshit.

Më pas, në minutën e 73-të, Nyanguila zhbllokoi shifrat dhe i jep epërisinë Luftëtarit. U mendua se skuadra gjirokastrite e kishte “hipotekuar” fitoren, por Gjini nuk mendoi kështu, goli i barazimit. Skënderbeu i Gjokës zhgënjen, ndërsa Luftëtari jep “sinjale” shprese për mbijetesën në Kategorinë e Parë.

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Goli i Nyanguila

Goli i Gjinit

VIDEO/ Skënderbeu shmang “turpin” në shtëpi,

Renditja, Kategoria e Parë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us