Probleme në fushë dhe jashtë saj, Fullkrug-ut i vjedhin 500 mijë euro në dhomën e hotelit (SITUATA)

Sulmuesi gjerman, Niclas Fullkrug me sa duket nuk e ka nisur siç duhet aventurën te Milani edhe me një mungesë golash dhe paraqitjesh pozitive.

Po edhe jashtë fushës së futbollit ai është përballur me një tjetër incident i cili ka ndodhur në kohën kur futbollisti u sistemua në një hotel që i kishte gjetur klubi i Milanit. Eksperienca në hotel nuk i ka shkuar mirë, pasi kur sulmuesi është zgjuar në mëngjes ka zbuluar se i mungonin sende me vlerë si dhe një shumë para prej 500 mijë eurosh.

Sipas medias italiane “FootItalia”, Fyllkrug i janë vjedhur orë dore apo bizhuteri të tjera që ai i kishte vendosur për t’i ruajtur në kasafortë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia i “pret krahët” trajnerit Edi Martini, i largon “benjaminin” nga skuadra! Nuk shpëton as mesfushori titullar

Sipas burimeve skenari më i mundshëm i vjedhjes është ai i një grupi prej disa personash të cilët kanë shfrytëzuar mundësinë e largimit të tij nga dhoma për shkak të duelit që kishin në transfertë me Comon.

Përfaqësues të klubit kanë bërë denoncimin në emër të futbollistit, duke përfshirë policinë e cila ka nisur hetimin për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us