Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi sot një “Foltore” në kryeqytet në lagjen e Kombinatit. Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës preku gabimin që PD bëri në 97-ën me firmat piramidale që solli krizën që pllakosi Shqipërinë. Sipas tij qeveria e atëhershme nuk abuzoi me paratë e qytetarëve që nuk ishin futur në skema piramidale për të larë paratë e humbura dhe si rezultat PD arriti të ringrihet si parti.
U ngritëm se, në kulmin e rebelimit, pavarësisht çmimit që mund të kishte, ne u thamë shqiptarëve të vërtetën: ne paratë nuk mund t’i kthejmë, sepse nuk mund të marrim paratë e atyre që nuk kanë vendosur në skema piramidale, t’i shpërndajmë për ata që kanë vendosur.
Që në atë moment, ne kryenim një krim dhe turp, që nuk e merrnim kurrë për bazë. Këto qenë arsyet, pse shqiptarët na rikthyen ne, na votuan masivisht në vitin 2001. Qemë të vërtetë. Ju kujtohet, kur e filluam protestën tonë me 30-50 vetë gjithësej. E mbani mend? Nuk u tërhoqëm, vazhduam në të drejtën tonë gjersa arritëm në fitore”, – u shpreh Berisha.





