E KRYER/ Nuk mjafton humbja me Vllazninë dhe barazimi ndaj Elbasanit, titullari i padiskutueshëm BRAKTIS Egnatian

Tashmë nuk ka më dyshime, mbrojtësi i krahut të majtë Edison Ndreca s’do jetë më pjesë e Egnatias. Edhe pse kishte kontratë me kampionët e Superiores deri në verën e vitit 2027, 31-vjeçari ka vendosur të ndërpres aventurën te rrogozhinasit.

Ka qenë vetë trajneri i Egnatias Edlir Tetova, ai që ka dhënë informacionin pas ndeshjes me Elbasanin. “Largimi i Ndrecës? I uroj suksese, sepse është drejt fundit të karrierës.

E pamë të arsyeshme që erdhi një kontratë e mirë dhe bëmë tolerim”, fjalët e Tetovës. Largimi i Ndrecës nuk do jetë i lehtë për liderit e Superiores, pasi në 20 javë të zhvilluara në kampionat, ai ka luajtur 17 të tilla, madje duke kontribuar me 2 gola dhe 1 asist.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Protagonisti në fjalë nuk është thjeshtë mbrojtës i majtë, por edhe mesfushor dhe sulmues i majtë, me pak fjalë, “elektron i lirë” në korsinë e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us