“Nuk e fitoi Vllaznia, e humbi ndeshjen Dinamo”! Artur Cobani e sheh ndryshe: Penalltia nuk ishte, e thotë edhe më fanatiku i Vllaznisë…

Artur Cobani ishte i ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” që moderohet nga Drilon Xhepollari në “EuroNeës Albania”.

Specialisti i futbollit ka komentuar ndeshjen mes Dinamos dhe Vllaznisë, e mbyllur në shifrat 0-2.

Sipas Cobanit, kjo ndeshje është humbur që para tre ditëve, pa nisur akoma, pas deklaratave të Ilir Dajës për Pinarin ku i kërkonte që të sillte ndonjë futbollist dhe të mos fliste për objektivat e ekipit.

“Ndodh kudo në botë, ky rivalitet, nuk është ndonjë gjë e papranueshme. Unë nuk mendoj se Vllaznia fitoi me Dinamon, por Dinamo humbi me Vllazninë. Para dy ditëve, trajneri Daja bëri një luftë të brendshme me deklaratën, ishte e gabuar.

Situata të tilla, me dy ditë para ndeshje me Vllazninë, është një problem i madh, nuk kishte pse të bëhej publike situata me Pinarin. Pa futur këtu edhe dëmtimet te Dinamo, ishin të gjitha situatat në favor të Vllaznisë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Për mua nuk ishte fare penallti ajo e Vllaznisë, madje edhe më fanatiku, tifoz i cmendur i Vllaznisë, thoshte se ai rast penalltie ishte 50-50, imagjinoni të tjerët. Deklarata e Martinit pastaj pas ndeshjes i shkonte, i shkonte sepse fitoi”, tha Cobani.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us