Koloni shqiptarësh te Hoffenheim, klubi gjerman “peshkon” në Stamboll

Hoffenheim është “dashuruar” me futbollistët shqiptarë. Klubi gjerman tashmë i ka vënë “syrin” një tjetër lojtari.

Bëhet fjalë për Milot Rashicën, i cili aktualisht është pjesë e Besiktas dhe mund të largohet nga turqit. Skuadra gjermane kërkon të përforcohet në repartin e avancuar dhe tek lideri i Kosovësh shikon cilësitë e duhura për formacionin e tyre.

Ndërkohë siç dihet te Hoffenheim ka të tjerë shqiptarë që janë protagonistë. Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu luajnë aktualisht në Bundesligë, teksa transferimi i mundshëm i Rashicës do ta çonte në 4 numrin e futbollistëve shqiptarë te kjo skuadër.

29-vjeçari nga ana tjetër ka kontratë të vlefshme me Besiktas deri në qershor të vitit 2027 dhe mbetet të shihet se çfarë marrëveshje do të arrijnë dy klubet mes tyre për transferimin e ish-it të Galatasarayt.

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us