Berisha: Mbështesim Bordin e Paqes së Trump. Rama po përpiqet ta personalizojë, njeri primitiv që po i vjen fundi!

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar ne Kuvend se e mbështesin plotësisht këtë iniciativë të presidentit Trump edhe për faktin se, në dallim nga kombe të tjera, askush nuk e ka përcaktuar më shuë lirinë e shqiptarëve, vecanërisht me çlirimin e Kosovës!

Bordi ka mbështetje në rezolutë e Këshillit të Sigurimit dhe  hap tjetër drejt konsolidimit të paqes në atë rajon. Thënë këto, seanca merr karakter të paimagjinueshëm vetëm për shkak të përpjekjes primitive të një njeriu që po i vjen fundi që ta personalizojë këtë dhe çdo gjë tjetër si mburojë pasi ajo që i rri në krah po e merr me vete dhe jo pa të drejtë. Ajo si shërbëtore e bindur ka zbatuar cdo urdhër të tij. Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, por ai që mori Lubinë në Ankara dhe u bë pazari 50 mln.

Lajme të tjera |  Erion Braçe ankohet për sulmet me vezë ndaj deputetëve: Pak kohë më parë këtu të vrisnin po të dilje në protestë, tani...

Ai që i dërgonte urdhra se si Unaza e ndarë në 14 tendera të shpërndahej e të vidhej dhe shumëfishohej e jepej mediave të tij. Ai që figuron si bashkëpunëtor i Sinaloas së Meksikës. Ai që figuron kreu i organizatës kriminale me lidhjet më të fuqishme me kartelet e drogës, shqiptare në Shqipëri dhe në Amerikën Latine dhe ka urdhëruar takimin në Aruba. “, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us