ZYRTARE/ Ka luajtur me Sassuolon dhe Kombëtaren, Teuta ia bën “BUM” me sigurimin e sulmuesit shqiptar

Teuta përmes njoftimit në rrjetet sociale, bën të ditur transferimin e sulmuesit shqiptar Aristidi Kolaj.

26-vjeçari ka një CV të pasur. Ai ka dalë nga akademia e Como-s, për të vijuar te Sassuolo, Alessandria, Pescara, Crotone, ndËrsa së fundmi ka djerësitur fanelën e Renate në Itali (Serie C).

Kolaj do të jetë opsion shtesë për trajnerin e durrsakëve Enkeleid Dobit gjatë pjesës së dytë të sezonit. Për informacion, Kolaj ka luajtur me Shqipërinë U-21. Pas 20 javësh Superiore, Teuta mban pozitën e 6-të në tabelë me 26 pikë.

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us