Klasi i Ernest Muçit shpërblehet në Turqi, shqiptari fiton çmimin prestigjioz

Ernest Muçi vazhdon që të vlerësohet në Superligën turke. Së fundmi, sulmuesit të Kombëtares shqiptare dhe Trabzonspor, i është dorëzuar një çmim mjaft prestigjioz.

24-vjeçari ka fituar çmimin e golit më të bukur të muajit dhjetor, atë kundër ekipit të Goztepe. Kujtojmë se këtë sezon me fanellën e Trabzonspor, Muçi ka shënuar 10 gola e ka asistuar në 3 të tjerë.

POSTIMI:

Goli i lojtarit tonë Ernest Muçi kundër Goztepe në javën e 15-të të sezonit të Superligës, u zgjodh si goli më i bukur i dhjetorit. Anëtari i Bordit tonë, Coskun Ozturk i dërzoi Muçit këtë çmim.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shumë “luftë”, por vetëm 1 gol! Maran e nis me humbje te Shqipëria! Izraeli fiton në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us