E BUJSHME/ Arrihet akordi, futbollisti i Kombëtares shqiptare rikthehet në Superiore pas 6 muajsh

Kevin Dodaj pritet të jetë transferimi i bujshëm i kësaj merkatoje në Superiore. Vllaznia thuhet se ka arritur marrëveshjen paraprake me CSKA Sofia për këtë “pistë”, ku shqiptari të rikthehet në Superiore në formë huazimi.

20-vjeçari nuk është në planet e skuadrës nga Bullgaria dhe në këto kushte do të huazohen nga klubi i tij aktuale te Vllaznia. Siç dihet Dodaj u largua nga kuqeblutë në merkaton e verës dhe pas 6 muajsh do të mund të jetë sërish protagonist me fanellën e kuqebluve.

Sulmuesi kështu do të vihet nën urdhrat e Edi Martinit dhe tashmë bëhet një “armë” më shumë për shkodranët në luftën për titullin kampion. Aftësitë e Dodës tashmë i njeh e gjithë Superiorja dhe mbetet të shihet se si do të jetë aventura e tij e dytë  në Shkodër.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us