Nuk po gjen hapësira te Juventusi, David i del krahë Zhegrovës: Nuk e keni parë ende se çfarë mund të bëjë

Edon Zhegrova ende nuk ka marrë minutat e pritura te Juventusi. Sulmuesi shqiptar u transferua me bujë të madhe te bardhezinjtë, por minutazhi për të ka qenë i limituar.

Megjithatë, Jonathan David-i, i cili ka qenë shok skuadre me të te Lille, i ka dalë në krahë lojtarit nga Kosova. Ai është shprehur se njerëzit nuk e kanë parë ende se çfarë është i aftë të bëjë Zhegrova dhe shkak janë bërë dëmtimet e shumta që ka pësuar 26-vjeçari.

“Edhe Napoli më donte, por unë preferova projektin më interesant për të ardhmen e Juves. Para ndeshjes kundër Sassuolo-s, Spalletti tha fjalë të forta që e bashkuan grupin.

Zhegrova ka pasur shumë probleme fizike. Nuk e keni parë ende se çfarë mund të bëjë”, është shprehur Jonathan Davidi.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us