Protesta, Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar nga qytetarët që sot “t’i bëjnë gjyqin kryeministrit”, duke marrë pjesë në protestën e thirrur në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Në Bulevard po vijojnë përgatitjet nga organizatorët, ndërkohë që ka një prezencë të lartë të kamerave të sigurisë që do të monitorjnë situatën. Qarkullimi rrugor është ndaluar gjatë gjithë bulevardit.

Lajme të tjera |  Marjana Koçeku rrëfen largimin nga PS: Protesta më bindi, nuk ndihesha më pjesë e kësaj force politike

Partia Demokratike do të mbajë këtë të shtunën protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë. Vetëm pak minuta nga fillimi i protestës, lideri i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në ambientet e selisë. Nga aty, ai do të niset së bashku me simpatizantët e tij drejt Kryeministrisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us