Fatos Lubonja: Rama nuk ikën nga protestat e Berishës…

Analisti Fatos Lubonja u shpreh kritik ndaj protestës kombëtare të Partisë Demokratike para kryeministrisë mbrëmjen e 24 Janarit.

Në një intervistë për News 24, analisti u shpreh se togfjalëshi se “Sot është dita e fundit e regjimit” është një mënyrë manipulimi për qytetarët, për të dalë në protestë, duke shtuar se një qeveri e tillë, e cila ka kapur çdo gjë, nuk mund të largohet me protesta.”

E vetmja mënyrë për të vepruar kundër qeverisë, theksoi analisti, është drejtësia, e cila me mbështetjen amerikane, mund të veprojë kundër qeverisë dhe lidhjeve të saj me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Ky regjim nuk ikën me protesta, nëse do të bëjmë një krahasim është si i Maduros. Ka opozitë, proteston dhe bën zgjedhje. Por me format e veta dhe sistemin që ka ngritur në tërësinë e vet, nuk lë rotacion. Duhet të vijë Amerika me helikopter që ta rrëzojë.

Ne edhe me mbështetje amerikane e kemi pasur deri vjet dhe evropiane, sot ka një dyshim që duhet ta vërtetojmë se krimi i organizuar është bërë problematik në Shqipëri dhe lidhjet e Ramës me të kanë shkuar gjer në informacionet e tyre dhe ky shqetësim po rritet.

Në këtë rast rrëzohet nëse kjo drejtësia e mbështetur nga këta amerikanë me forcë bën atë që nuk guxon vetë e pavarur, e mbështetur nga një forcë më e fuqishme se Rama.”, u shpreh Lubonja.

Lajme të tjera |  Erion Braçe ankohet për sulmet me vezë ndaj deputetëve: Pak kohë më parë këtu të vrisnin po të dilje në protestë, tani...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us