“Kemi humbur shumë krose të cilët çojnë në shpenzime energjie”, pas fitores zv, trajneri Borshi kritik dhe kërkues për të tijtë: Duhet të jemi më racional

Vllaznia u përball me Partizanin në një duel, i cili u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të shkodranëve. Ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 21-të të Abissnet Superiore. Ndërsa pas triumfit është prononcuar për mediat edhe zv.trajneri i skuadrës, Ergi Borshi :

“Dua ta nis me një ngushëllim për familjen e të ndjerit futbollistit të Tiranës e cila humbi jetën dhe du ti uroj doktorit tonë legjendar edhe 100 vite. Ajo që na gëzon neve si staf është 3 ndeshje që skemi marrë gol dhe 1 në Kupë , kjo besoj është një pikë shumë e rëndësishme pë ekipin ne kemi pritur pak, 1 javë pasi kishim ndeshjete  europes dhe ishime ne fushe shpejt eshte shoenzim energhi dhe ne fizikisht e psikologjikisht

Ai oshilacion ishte i pritshëm mund të kishte shkuar më mirë më keq, por as ekipet e tjera nuk u shkëputen shumë shhpejt, mendoj se kemi bere shumë mirë.

Është e vërtët ajo që duhet të kemi më shumë dendësi zbritja e Muratit që vinte për të ndihmuar mesfushorët dihet që do ndihmonte, Bala eshte i deklaruar që di të shkojë në shtyllën e parë, mund ta mbyllnim më shpejt por është ccështje ehdhe besimi tek lojtarët. Nëse nuk e ndiejnë veten të gatshëm nuk munden.

Do të mundohemi ta korrigjojmë pasi kemi pasur shume raste, e krose dhe kishim vetëm Balajn në zonë.

Ne me një bllok të ulet jo domosdoshmërisht është taktikë por dëshira për fitore ta imponon dhe  kundërshatri pasi ska cca humb, u kënaqëm me ndeshje e Dinamos me bllok te mesme. Ka shumë ndeshje përpara dhe besoj se të gjithë lojratë ndihen mirë dhe janë në formë. Do ti marrim të gjitha ndeshjet 1 nga 1.

Është evidente, pas ndeshjes po diskutoja se kemi humbur shumë pasa të thjeshtë 2 – 3 apo 4 metra po kjo ccon në tranzicion negativ, kjo është një shpenzim energjie, duhet të jemi më racional se ndjeshjet janë të ngjeshura, Eshtë një pikë që do të duhet të punojmë pasi ndeshjet janë në vijim”, ka përfunduar zv.trajneri, Borshi.

Lajme të tjera |  Futbolli anglez në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi, fitoi dy herë “Topin e Artë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us