UEFA u beson sërish, arbitrat e Superiores “pushtojnë” Europa League

Sturm Graz – Brann e planifikuar për ditën e sotme në orën 21:00 do të gjykohet nga arbitrat e Superiores. Sfidë kjo e vlefshme për Europa League dhe që do të luhet në “Stadion Graz Liebenau” në Austri.

Një përballje mjaft delikate mes skuadrave, e cila si kryesorë do të jetë Juxhin Xhajën. Ky i fundit pavarësisht se është në qendër të kritikave nga skuadra e Dinamos për gjykimet në sfidën ndaj Elbasanit, UEFA ka vendosur t’i besojë duelin Sturma Graz –  Brann.

Ndërkohë do të ndihmohet nga Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Arbitër i 4-të do të jetë Olsion Yzeiraj, teksa VAR-i është në duart e një zviceriani, Lukas Fahndrich dhe në AVAR do të jetë Kreshnik Bajramaj.

UEFA u beson sërish, arbitrat e Superiores “pushtojnë”

UEFA u beson sërish, arbitrat e Superiores “pushtojnë”

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us