Debutimi ndaj Tiranës shkoi “si mos më keq”, Flamurtari dhe Francesco Moriero humbasin “shërbimet” e ish-it të Egnatias

Leo Melo u transferua te Flamurtari gjatë merkatos së janarit. Braziliani debutoi te kuqezinjtë në duelin ndaj Tiranës në kampionat, por gjithçka shkoi si mos më keq.

Kjo pasi ish-futbollisti i Egnatias u dëmtua dhe u detyrua të linte fushën e lojës pas vetëm 13 minutash. Futbollisti ndjeu shqetësime muskulore. Pas fizitave fillestare është mësuar se braziliani ka tërheqje muskulore, gjë e cila pritet ta mbajë larg fushës së blertë për disa javë.

Saktësisht 3 deri në 5 javë dhe padiksutim që diçka e tillë “alarmon” stafin e Flamurtarit, të cilët nuk do të mund të mbështeten e shërbimet e Melos për ndeshjet e ardhshme.

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us