Do të luajnë në transfertë ndaj Egnatias, Tirana u vë përballë Redon Xhixhën

Egnatia – Tirana është një nga duelet e javës së 22-të të Superiores, përballje kjo që do të luhet ditën e dielë. Ekipet do të sfidohen mes tyre në “Egnatia Arena”, duke nisur që nga ora 16:30.

Ky është një takim shumë i rëndësishëm dhe delikat për bardheblutë, të cilët do të synojnë vazhdimësinë në Superiore për të shpresuar deri në fund te mbijetesa. Aktualisht kanë 2 pikë  më pak se Bylisi i vendit të 8-të, ndërsa përballë do të kenë kampionat aktualë të Superiores.

Ardian Nuhiu prej ditësh vazhdon përgatitjet për duelin me kryesuesit e kampiontit, ndërsa “varin’ shpresat te Redon Xhixha. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bardheblutë kanë bërë të ditur axhendën, ndërsa në foto kanë vendosur sulmuesin kryesorë të tyre, i cili gjithashtu mban edhe shiritin e kapitenit.

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us