Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon Meta: Drejtësi me regji! U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin tim

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pasi Apeli i GJKKO e la atë sërish në qeli. Ai tha se nuk ka çudi nga drejtësia me regji.

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.

U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim.

Për më shumë komunikojmë nesër”, shkruan Meta.

Lajme të tjera |  Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Veliajt

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us