ZYRTARE/ Aventura me sheikët zgjat vetëm 6 muaj, Rey Manaj i jep lamtumirën Emirateve të Bashkuara Arabe

Rey Manaj nuk është më futbollist i Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe. Klubi i sheikëve dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i kanë dhënë fund bashkëpunimit pas 6 muajsh.

“Sharjah FC ka ndërprerë kontratën me futbollistin shqiptar Rei Manaj me marrëveshje. I urojmë fat të mbarë dhe sukses për karrierën e tij në vijim”,shkruan klubi nga Emiratet Arabe.

Kujtojmë se 29-vjeçari lushnjar është i lidhur ngushtë me një rikthim në Superligën turke, pikërisht te Sivasspor. Megjithatë, ende s’ka asgjë të kryer dhe Manaj momentalisht është lojtar i lirë në tregun e transferimeve.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us