ZYRTARE/ Beshiktashi lajmëron Federatën Turke, kërkon regjistrim urgjent për Kristjan Asllanin për debutimin e menjëhershëm

Kristjan Asllani është tashmë pjesë e Beshiktashit pasi klubi turk, ka nisur procedurën e regjistrimin të tij të menjëhershëm në Federatën Turke të Futbollit.

Lojtari udhëtoi në orët e para të mëngjesit drejt Stambollit, kreu vizitat mjekësore dhe bëri edhe foto e rasti me fanellën e klubit turk. Por për regjistrimin e tij, duhet mbyllur ana burokratike, pasi fillimisht duhet ndërprerë huazimi nga Torino, e pastaj Interi duhet të lejojë transferimin te klubi turk.

Megjithatë, mediat turke bëjnë të ditur se Beshiktash i ka bërë gjërat gati dhe ka lajmëruar zyrtarisht se Asllani do të jetë pjesë e ekipit në vijimin e sezonit, në mënyrë pritet që ai të regjistrohet menjëherë sapo të mbërrijë dokumentacioni.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Kësisoj, Asllani do të bëhet pjesë e klubit turk që në ndeshjen e nesërme, atë që Beshiktash luan në Stamboll kundër Koniaspor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us