ZYRTARE/ Partizani tregon “dhëmbët” në merkato, “Demat e Kuq” rikthejnë kapitenin fitues

Tashmë nuk ka më dilema, mesfushori Valentino Murataj është lojtari më i ri i Partizanit. “Demat e Kuq” kanë zyrtarizuar marrëveshjen me 29-vjeçarin fierak.

Eksperienca e Murataj, pritet të jap kontribut të rëndësishshëm te kryeqytetasit. Ne sezonin 2023-2024, mesfushori ia doli të shpallej kampion me “Demat e Kuq”, tregues se ka mentalitet fituesi, ndërsa në këtë periudhë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Vetëm para disa ditësh, Murataj vendosi t’i jap fund bashkëpunimit me Flamurtarit, ndërsa tashmë është rikthyer në “shtëpi”. Pas 21 javësh Superiore, Partizani grumbullon 26 pikë, vendi i 6-të.

Lajme të tjera |  Po tërheq vëmendje me Red Bull New York në MLS, talenti finalizon debutimin e shumëpritur te Shqipëria! Reagon Adri Mehmeti

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us