Do të zhvendosen të tjera drejtori, Rama për shkrirjen e Kadastrë së Vlorës: Shërbimi do të jetë online dhe pa sportele

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në podkastin e tij “Flasim” zhvendosjen e Zyrës së Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, duke sqaruar arsyet dhe mënyrën e funksionimit të shërbimit në të ardhmen.

Sipas Ramës, disa informacione mbi zhvendosjen janë keqinterpretuar ose keqkuptuar, duke shkaktuar tension dhe diskutime të panevojshme. Ai theksoi se Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi tradicional me sportele dhe radhë, në një model online, i cili lejon kryerjen e shumicës së procedurave pa paraqitje fizike në sportel, përmes platformës e-Albania

“Kjo lëvizje nuk lidhet me vendndodhjen fizike të zyrës, por me transformimin e shërbimit në një model të qëndrueshëm dhe të aksesueshëm për çdo qytetar, përmes celularit apo kompjuterit më të afërt,” tha Rama.

Ai gjithashtu theksoi se zhvendosja e zyrës së Vlorës nuk është e vetmja e këtij lloji dhe se në të ardhmen drejtoritë vendore të Kadastrës do të përqendrohen në shërbime online, me qëllim që gjithë cikli i aplikimit dhe marrjes së dokumenteve të kryhet në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë për vizita fizike ose marrje dokumentesh me postë.

Lajme të tjera |  "Ose të hedhin Ramën nga kati i tretë ose të hyjnë në politikë..." - Demalia tregon si mund të rrëzohet qeveria nga protestuesit

Ky hap synon sipas kryeministrit një qasje më efikase, moderne dhe të aksesueshme për qytetarët, duke e bërë shërbimin e Kadastrës një të drejtë themelore që mund të përdoret nga çdo pikë në territor.

“Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. U ngatërrua qëllimisht ose idiotësisht adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët. Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitive me sportele e radhë e zvarritje në një model online ende i pa mbyllur plotësisht në ciklin e vet, por gjithsesi përmes platformës E Albania ky model mundëson që shumica e procedurave nuk ka nevojë për paraqitje fizike në një sportel. Të gjitha ndiqen online. Tani gjithë kjo zhurmë dhe ky tension që u ndje në atë lëvizje lidhet jo vetëm me një perceptim të gabuar apo edhe informim të mangët, por edhe me një mendësi e cila duhet përmbysur. Duhet përmbysur duke pasur parasysh se e nesërmja e afërt e Kadastrës është një shërim pa sportele e godina fizike të shpërndara në territor por me akses në çdo shërbim si një e drejtë themelore dhe një e drejtë që merret përmes celularit, kompjuterit më të afërt dhe që nuk ka asnjë lidhje me vendndodhjen e zyrës. Ky nuk është i pari si veprim për zhvendosje të një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do zhvendosen dhe ajo që po punojmë përditë është që të sigurojmë mbylljen e ciklit, pra jo më aplikim online dhe pastaj marrje të shërimit me postë, por gjithë cikli online”, tha Rama.

Lajme të tjera |  "Tani jam në pension” - Ish-deputeti demokrat tregon si e flakën nga PD: U përplasa ashpër me Flamur Nokën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us