Kolapsi i Saliu Sembene në fushë, klubi i Partizanit zbulon gjendjen shëndetësore të futbollistit

Saliu Sembene pësoi një kolaps në minutën e 85-të të ndeshjes, ndërsa Partizani po luante përballë Elbasanit.

bandicam 2026-01-31 18-01-48-463

Klubi i kuq ka njoftuar në rrjetet sociale se mbrojtësi ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe futbollisti gëzon shëndet të plotë Ai i është bashkuar ekipit në ambjentet e hotelit të klubit.

Njoftimi i Partizanit

Klubi Partizani dëshiron të informojë opinionin sportiv dhe publikun e gjerë mbi gjendjen shëndetësore të lojtarit Saliou Sembene. Mbrojtësi ynë iu nënshtrua ekzaminimeve të detajuara mjekësore pranë “Spitalit Amerikan”, ku fatmirësisht rezultatet kanë qenë plotësisht normale. Lojtari gëzon shëndet të plotë. Ai ka lënë ambjentet e spitalit dhe aktualisht i është bashkuar ekipit në ambjentet e hotelit të klubit.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us