“Alarm” te Trabzonspori, Ernest Muçi i shqetëson të gjithë para ndeshjes me Fenerbahçen

Ernest Muçi është tashmë një titullar i padiskutueshëm te Trabzonspori. Te klubi turk kanë filluar të bëjnë llogaritë, duke parë se dy javë më vonë është ndeshja me Fenerbahçen.

muci fatih teke

Mediat në Turqi raportojnë se shqetësues është fakti, që Muçi qëndron në kuotën e tre kartonëve të verdhë. Sfida e radhës në kampionat për javën e 22-të është me Samsunsporin në transfertë ku Muçi duhet të tregohet i kujdesshëm.

Kartoni i verdhë do e mbante jashtë për takimin me Fenerbahçen. Kujtojmë se Muçi është i huazuar nga Beshiktashi dhe konsiderohet nga të preferuarit e trajnerit Fatih Teke.

Për të blerë kartonin e tij duhen 8.5 milionë euro. Një operacion ky që me shumë gjasa do të finalizohet në fundin e sezonit.

Lajme të tjera |  “Kundër Izraelit luajtëm mirë, por jo të saktë para portës”, Hysaj optimist ndaj Luksemburgut: Jemi më agresivë, prezenca e 100-të me Kombëtaren…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us