Dy dëshmitarë që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes gjatë rrëshkitjes së dheut në aksin Librazhd-Qafë Thanë, kanë folur për mediat dhe kanë treguar rrezikun e atij momenti.
Njëri prej qytetarëve u shpreh se ishte në vendngjarje rreth 5 minuta para rrëshkitjes së dheut. Ai shtoi se u lajmërua nga shoferi i një ‘Benzi’ për rrëshkitjen e dheut, i cili ja kishte bërë me drita.
Sipas qytetarit në fjalë, drejtuesi i ‘Benzit’ rrezikoi më shumë, pasi ishte më afër në kohë dhe vendndodhje me momentin e rrëshkitjes së dheut.
“Na e bëri njëri me drita, ishte me një Benz. Na e bëri me drita e na tha që po rrëshqet dheu. Pastaj kur u afruam këtu pamë që ra kjo dhe nuk… Besoj shpëtuam për 10 minuta, ose 5 minuta. Apo jo, më pak besoj. 100-200 metra ishte ky, unë isha pas këtij. Ai tjetri me Benz shpëtoi mirë”, tha një prej dëshmitarëve në vendngjarje.
Ndërkohë një tjetër qytetar që ishte i pranishëm gjatë rrëshqitjes së dheut, tregoi se ishte vetëm 100 metër larg vendit, në momentin kur ndodhi ngjarja.
“Isha 100 metër larg kur ra dheu. Momenti kur më ndezi dritat, erdhëm këtu, pamë malin të shembur. Zoti e ka, ça me thënë tjetër. Prap mirë që po na hapin rrugën”, tha një tjetër i pranishëm në vendngjarje, në momentin që u shkëput masivi i dheut.
Të tjerë qytetarë po presin prej orësh në rrugë.
Ata shprehen të revoltuar teksa rruga mbetet ende e bllokuar.
“Kemi një orë e gjysmë që presim. Vijmë nga Tirana, po shkojmë për Maqedoni. S’na kanë dhënë asnjë informacion, nuk e dimë çdo bëhet. Ishalla po hapet rruga të ikim në familjen tonë”.
“Pesë orë kemi që presim, jemi të sëmurë. Askush nuk na ka informuar. Jemi të sëmurë dhe po presim, ç’të bëjmë”.
“100 metra larg isha kur u shemb mali. Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën”-shprehen disa prej tyre.





