Pas 22 javësh Superiore, skuadra e Vllaznisë ka marrë e vetme kreun në Superiore me 42 pikë. Në 5 ndeshjet e fundit, shkodranët numërojnë 5 fitore, të pandalshëm.
“Viktima” e radhës për kuqeblutë ishte Teuta, aty ku vendosi goli i Esat Malës, 1 – 0 për kuqeblutë. Finalizimi erdhi që në minutën e 10-të.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes, të besuarit e Edi Martinit tentuan të thellonin avantazhin, por nuk ndodhi, ndërsa “kërcënimet” e Teutës nuk u konkretizuan. Në 5 sfidat e fundit, Teuta e drejtuar nga Enkeleid Dobi është ekipi i vetëm në Superiore që nuk kanë asnjë fitore.
Teuta – Vllaznia 0 – 1 (Mala 10′)
90+8′ – Përfundon ndeshja Teuta – Vllaznia, vendos goli i Esat Malës.
90+7′ – Celikovic merr karton të kuq, lë Vllazninë me 10 lojtar.
60′ – Arifi “kërcënon” Vllazninë, por tentativa përfundon jashtë.
46′ – Nis pjesa e dytë.
45+7′ – Mbyllet pjesa e parë.
22′ – Kevin Dodja merr goditje të fortë nga kundërshtari.
10′ – Vllaznia gjen golin në Durrës, shënon Esat Mala.
1’ – Shkelmohet topi i parë në “Niko Dovana”.





