Debutoi me karton të kuq te Besiktas, por Kristjan Asllanin ka “fat”! Mesfushori gati për sfidën e radhës në kampionat

Kristjan Asllani debutoi te Besiktas në mënyrën më të keqe të mundshme. Mesfushori i Kombëtares shqiptare zbriti në fushë në minutën e 76-të dhe u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 5 minutash lojë në fioren 2-1 ndaj Konyaspor.

Lideri kuqezi bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj një prej futbollistëve kundërshtarë dhe arbitri i nxori direkt të kuqin. Por pavarësisht se është i ndëshkuar me karton të kuq, Asllani do të jetë i gatshëm për trajnerin e skuadrës në sfidën e radhës në kampionat.

Kjo pasi rregullorja e futbollit turk thotë se nëse ndëshkohesh me karton të kuq direkt, dënimin mund ta shlyesh në ndeshjen e ardhshme në çdo kompeticion ku skuadra merr pjesë. Kështu Asllani do të mungojë në sfidën që Besiktas do të luajë në Kupë ndaj Kocaelispor.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Në këtë mënyrë, Asllani shlyen dënimin dhe do të mund të luajë në sfidën e kampionati në fundjavë ndaj Alanyaspor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us