‘Balluku’, Balla tregon qëndrimin e mazhorancës: Kuvendi është palë në Kushtetuese, presim vendimin e saj

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përsëriti qëndrimin se derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për Ballukun, nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve.

Kujtojme që përfaqësuesit e opozitës akuzojnë kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se në shkelje të Rregullores së Kuvendit, po i ofron mbrojtje politike zv.kryeministres Belinda Ballukut duke shtyrë pa afat mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Lajme të tjera |  Marjana Koçeku rrëfen largimin nga PS: Protesta më bindi, nuk ndihesha më pjesë e kësaj force politike

Peleshi shtyu mbledhjen me justifikimin se vendimi i Kuvendit për dhënien e autorizimit Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e Ballukut varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese për një masë tjetër ndaj saj të dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us