ZYRTARE/ Nga kampioni i Egnatias te dy ish-ët e Tiranës, Skënderbeu prezanton 6 afrimet e reja

Skënderbeu ka prezantuar 6 futbollistë njëherësh. Nga porta, në mbrojtje e deri në sulm, klubi korçar ka bërë të ditur 6 afrimet e reja, të cilat përforcojnë ndjeshëm skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka.

Dy ish-ët e Tiranës, Mario Beshiraj dhe Aldi Gjumsi bashkohen me bardhekuqtë për të përforcuar sulmin. Ndërkohë që ish kampioni i Egnatias, Ilir Dobjani bashkohet me Skënderbeun për të zëvendësuar portierin e dëmtuar, Marco Alia.

Kleidi Çela shihet si një mbrojtës me eksperiencë, ndërsa Klajdi Paloka një ish i Vllaznisë shihet si i duhuri për përforcimin e mesfushës. Futbollisti i vetëm i huaj është Elias Aarfort, sulmues norvegjez.

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us