FOTOLAJM/ Të përqafuar para 80 viteve histori, Gaz Demi dhe Olsi Rama shfaqen si asnjëherë më parë, respekti për tortën e kuqe i takon drejtorit të përgjithshëm

Në kuadër të 80-vjetorit të krijimit, klubi i Partizanit organizoi mbrëmjen e sotme një festë. Evenimenti për ditën historike u mbajt në kompleksin “Partizani”, teksa të ftuar ishin edhe “ish”-ë të kuq.

FOTOLAJM/ Të përqafuar para 80 viteve histori, Gaz Demi dhe Olsi Rama

Gaz Demi dhe Olsi Rama

Një nga momentet më të bukura ishte prerja e tortës. Respekti për tortën i takoi drejtorit të përgjithshëm, Olsi Ramës, teksa presidenti Gaz Demi i qëndronte afër.

Të përqafuar dhe mjaft të lumtur, Demi dhe Rama shihen të emocionuar, përballë numrit 80 që është i vendosur në tortë. Një numër që tregon vitet historike të klubit të kuq.

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us