ZYRTARE/ E larguan nga Partizani, ish-i i kuq SURPRIZON me klubin e ri

Blessing Eleke është futbollisti më i ri i Hamrun Spartans. Pasi mbylli aventurën e tij me Kazincbarcika në Hungari, sulmuesi 29-vjeçari vendosi të niste një rrugëtim të ri në Maltë.

Me klubin e Hamrun Spartans, Eleke ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit aktual. Nigeriani njihet edhe në Shqipëri, pasi në të shkuarën ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit.

Aventura me të kuqtë, mund të quhet një “dështim” për sulmuesin nigerian. Në 12 ndeshje, ai shënoi vetëm 3 gola, duke mos mundur që të linte shenjë në futbollin shqiptar.

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us