Nga Etmond Guri
Me shumicë votash, Kuvendi i Greqisë miratoi projektligjin “Promovimi i Politikave të Migracionit të Ligjshëm…”, me të cilin qeveria synon të krijojë një kuadër efektiv të migracionit të ligjshëm, si mjet për frenimin e migracionit të paligjshëm dhe për mbështetjen e ekonomisë, duke garantuar njëkohësisht kohezionin shoqëror dhe sigurinë publike.
Cili është qëllimi kryesor i ligjit të ri?
Është Promovimi i një politike moderne të migracionit të ligjshëm, e cila redukton burokracinë, përshpejton procedurat dhe mbulon nevojat reale të ekonomisë, por me qëndrim të rreptë ndaj paligjshmërisë.
Çfarë ndryshon me lejet e qëndrimit?
Tashmë me votimin e ligjit të ri; Vendoset një kohëzgjatje (vlefshmëria e lejes) minimale prej dy vitesh dhe futet rinovimi automatik për kategori të sigurta lejesh, si puna e varur, me përjashtim të rasteve që lidhen me rendin dhe sigurinë publike.
Si përmirësohen procedurat e punësimit të punëtorëve nga vendet e treta?
Procesi i “faksit”, pra thjeshtohen procedura dhe reduktohen fazat e thirrjes për punë (me kontratë dhe intervistë në Ambasadën ose Konsullatën përkatëse Greke në vendin e origjinës të punëtorit): ofrohet fleksibilitet në ndryshimin e punëdhënësit, vendoset kufi për moshë minimale dhe parashikohet procedurë fast track për projekte të mëdha dhe investime strategjike.
Cili është roli i Agjencive të Punësimit të Përkohshëm? (Zyrat private të punësimit)
Këto Agjenci Punësimi do të lidhin marrëveshje me punëdhënësit dfe punëtorët e mundshëm, duke zgjeruar mundësitë e punësimit të ligjshëm për punëtorët nga vendet e treta.
Çfarë parashikohet për punonjësit me kualifikim të lartë?
Shtohen kategori të reja vizash (tech visa, talent visa), thjeshtohen procedurat konsullore dhe rritet kohëzgjatja e lejes së qëndrimit Blue Card.
Çfarë ndryshon për studentët dhe nxënësit nga vendet e treta?
Jepet leje qëndrimi e vlefshme për të gjithë kohëzgjatjen e studimeve, ofrohet e drejta për punë me kohë të pjesshme dhe mundësia e qëndrimit pas diplomimit për kërkim pune.
Ndryshojnë dhe përforcohey integrimi i Azilantëve kryesisht ata ne status të mbrojtjes ndërkombëtare?
Përmes programeve të formimit profesional dhe aksesit në tregun e punës në sektorë me mungesa, duke ulur varësinë nga ndihmat sociale dhe duke forcuar integrimin shoqëror dhe ekonomik të tyre.
Do të forcohet bashkëpunimi me vendet e treta
Projektligji promovon marrëveshje dypalëshe (ndërshtetërore) me vendet e origjinës, me theks si në lëvizjen e ligjshme të punëtorëve ashtu edhe në bashkëpunimin për kthimin e personave që qëndrojnë ilegalisht si dhe do shtohet përpjekja dhe lufta kundër migracionit të paligjshëm.
Po plr OJQ-të, që jaq shumë u debatua çfarë ndryshon ?
Shteti grek do të forcojë transparencën, ashpërsohen jasat ndëshkuese seri dhe me dënime penale për përfshirje në trafikim dhe heqjen e bashkëpunimeve preferenciale, me kontrata vetëm përmes tenderëve.
A e forcon migracionin e ligjshëm ligji i ri?
Miratimi i ligjit dhe me rregullat e reja krijohet një kuadër i qartë, i shpejtë dhe funksional i migracionit të ligjshëm, me më pak burokraci, leje qëndrimi të qëndrueshme, procedura fleksibile punësimi, tërheqje të organizuar të punëtorëve dhe profesionistëve që mbulojnë nevojat reale të ekonomisë greke.
Të paktën këto dhe shumë të tjera parashikohen në këtë ligj të ri. Por pyetja kryesore mbetet: përfitojnë emigrantët?
Fatkeqësisht jo, thjeshtë ata që kanë një leje qëndrimi në Greqi (nëse ligji zbatohet oa ndryshime rë mëdha rrugës) do të kenë disa lehtësi siç kohëzgjatja e pakuptimtë e rinovimit të lejes së qëndrimit.
Për më shumë ditët në vijim…





