Bylis dhe Partizani do të masin forcat prej orës 13:30. Ky takim në Ballsh është i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores dhe vlen për mbijetesën.

Ndeshja e parë në Ballsh për këtë sezon u fitua nga Bylisi, ndërsa ajo në Tiranë nga Partizani. Prej 13 përballjesh radhazi, ky takim prodhon një fitues.
Trajneri Josa vendosi menjëherë për tre debutime. Te Bylisi nga minuta e parë e nisin Ozols, Dimov dhe Fokam që i janë bashkuar së fundmi skuadrës.
Kërnaja ndërkohë preferon Sembenen nga minuta e parë, duke konfirmuar se çdo gjë është në rregull me të pas kolapsit tek “Arena e Demave”. Skuka i pezulluar zëvendësohet nga Toma dhe pjesa tjetër është e pandryshuar nga java e kaluar.
REZULTATI LIVE
BYLIS 1-0 PARTIZANI
29′ Fokam
NGJARJET KRYESORE
45+1′ Qaka ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. Shtrëngon fillimisht dhëmbët duke çaluar.
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
45′ Qirko i mohon golin e dytë Bylisit duke devijuar topin në këndore. (VIDEO)
44′ Adeduro ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi për ndërhyrjen ndaj Ismailit.
41′ Sidibe gjen rrjetën e jashtme te Partizani. Të kuqtë mundohen të rikthejnë baraspeshën. (VIDEO)
38′ Rabiu merr vendin e Sulovarit te Bylisi.
36′ Pretendim për penallti te Partizani. Sidibe rrëzohet në zonë. Gjyqtari Lata vendos të vijojë lojën, më pas VAR konfirmon vendimin e fushës. (VIDEO)
35′ Sulovari mbyll ndeshjen para kohe te Bylisi për shkak dëmtimi.
29′ GOOOL! Bylis 1-0 Partizani/ Qirko ndal fillimisht topin e goditur nga Koxhi. Nga përgjumja e prapavijës së Partizanit përfiton Fokam, i cili gjen golin në debutim. (VIDEO)

29′ Bylisi pranë golit. Qirko dhe Bytyçi shpëtojnë “demat”. (VIDEO)
24′ Faull në sulm nga Sulovari ndaj Buxhelajt. Ky i fundit largoi topin e harkuar nga Koxhi.
20′ Bylisi mbrohet mirë, ndërsa Toma krosoi topin në zonë. Sfida ka ritëm në Ballsh.
13′ Tjetër rast i artë për Partizanin. Hjumen nxjerr Tomën në zonën e Bylisit. Ky i fundit e dërgon topin jashtë. (VIDEO)
9′ Hjumen del i vetëm përballë portierit të Bylisit. Ozols bën heroin dhe sfida vijon me rrjeta të paprekura. (VIDEO)
5′ Pretendime për penallti te Bylisi. Adeduro pretendon për ndërhyrje nga Qaka. Gjyqtari Lata vijon lojën. (VIDEO)
4′ Bylisi shfaqet në zonën e Partizanit. Fillimisht Dimov nuk arrin të godasë, më pas goditje e Përndrecës përfundon jashtë.
1′ Nis me 5 minuta vonesë ndeshja në Ballsh për shkak të mungesës së ambulancës.
FORMACIONET ZYRTARE
Bylis: Ozols; Negru, Përndreca, Adeduro, Dimov, Sulovari, Ofori, Koxhi, Marku, Fokam, Përgjoni
Trajner: Mirel Josa
Partizani: Qirko; Buxhelaj, Sembene, Bytyçi, Kola, Ismaili, Qaka, Hjumen, Sidibe, Toma, Isgandarli
Trajner: Oltijon Kërnaja





