VIDEO/ Një gol me këmbë dhe tjetrin me kokë, futbollisti i Kombëtares shqiptare i JASHTËZAKONSHËM pas rikthimit nga pezullimi

Arlind Ajeti është padiksutim protagonisti kryesorë i Bodrumspor në sfidën që po fitojnë 5-0 ndaj Adana Demirspor. Duel ky i vlefshëm për javën e 24-të të Ligës së Parë turke.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare bën rolin e një “bomberi” në zonë e kundërshtarëve, ku në minutën e 11-të tund rrjetës pas një gjuajtje të bukur, duke kaluar të tijtë në avantazh 1-0.

Por nuk u ndal vetëm me kaq, pasi në minutqn e 43-të pas një topi të marrë nga goditja e këndit, kërcen mbi të gjithë dhe me kokë godet sferën e cila më pas përfundon në fundin e rrjetës. Në këtë mënyrë lideri kuqezi shënon golin e dytë për të tijtë dhe të dytin personal.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Ndërkohë vlen të theksohet se Ajeti u rikthye nga pezullimi, pasi siç dihet një karton i kuq i marrë disa javë më parë e la jashtë fushës së blertë për 2 javë. Por duket se rikthimi ishte më i  i mirë se sa mund ta imagjinonte.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us