Alfred Moisiu del nga spitali, pasi u shtrua me urgjencë

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka kaluar me sukses problemet e fundit shëndetësore dhe është rikthyer në shtëpinë e tij.

Rreth pesë ditë më parë, ai u dërgua me urgjencë në QSUT, por tashmë i ka kaluar problemet shëndetësore dhe është në rregull.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Moisiu me një nga mjeket.

“Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë”, thuhet në postim.

Lajme të tjera |  Ish-nënkryetari i PD-së: Dy arsyet përse Rama nuk duhet të largohet nga pushteti

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us