Protestën e sotme të opozitës në sheshin para Kryeministrisë e ka hapur drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, n/kryetari i PD, Agron Gjekmarkaj i cili theksoi në fjalën e tij se pushteti aktual është gati të sakrifikojë Evropën vetëm për të shpëtuar veten.
Për të ruajtur veten është gati të marrë peng drejtësinë, të marrë peng kuvendin. Dje Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur vartësen e tij Belinda Balluku. Alternativa e vetme është depersonalizimi, të mos ndjesh, të mos reagosh”, u shpreh deputeti i PD.
Një qeveri mund të qeverisë 4 mandate vetëm duke bërë mrekulli për qytetarët. Këtu shteti u mbyt nga babëzia. Shqipëria 2030 është vetëm një slogan, e maskuar me fjalë e shantazh publik.
Pushteti aktual është gati të sakrifikojë Evropën vetëm ëpr të shpëtuar veten. Për të ruaajtur veten është gati të marrë peng drejtësinë, të marrë peng kuvendin.
Dje Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur vartësen e tij Belinda Balluku. Alternativa e vetme është depersonalizimi, të mos ndjesh, të mos reagosh.
Kur drejtësia i nënshtrohet pushtetit, demokracia vdes ngadalë. Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor.”- tha mes të tjerash Gjekmarkaj.





