“Rama nuk udhëtoi dot drejt Mynihut, s’ishte i denjë”, Berisha batuta: I “ngeli në dorë” Dash Sula!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berishapo mban një bashkëbisedim online me qytetarët.

Ai nuk i ka kursyer batutat në lidhje me kryeministrin Edi Rama, ku tha se nuk ishte i pranishëm në konferencën e Mynihut, pasi nuk ishte i denjë.

I ngeli në dorë Dash Sula”, tha me batutë Berisha, duke iu referuar emërimit të ish-deputetit demokrat në krye të Kryeinspektoratit të Përgjithshëm.

Sali Berisha: Në Mynih Rama nuk ishte i denjë për atë konferencë. Delegacionin e nisi por vetë nuk shkoi dot, i mbeti në dorë Dashi, e kam fjalën për Dash Sulën. Ishte dëshmi e një rrethi të kuq nga i cili Rama nuk del më. Fati ynë dhe i familjeve tona duhet të jetë në duart tona, ndaj duhet të vijmë protesta. Sapo mora lajmin s e guximtarët e fundit u liruan nga gjykata.

Lajme të tjera |  Shtyhet gjyqi! Veliaj dhe Xoxa mungojnë në GJKKO, edhe avokati Ndreca nuk paraqitet, gjobë 50 mijë lekë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us