EMRI/ Ekzekutohet 25-vjeçari shqiptar në Itali!

Një ekzekutim në mes të rrugës, ndërsa vendi ishte ende në gjumë ka ndodhur në Itali.

Nata e një 25-vjeçari përfundoi në gjak, pasi ai u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej i ulur në sediljen e pasagjerit të një automjeti në via della Repubblica, në Montecalvoli.

Ngjarja ndodhi rreth orës pesë të mëngjesit të sotëm, e shtunë, 14 shkurt, kur banorët e zonës u zgjuan nga zhurma e të shtënave.

Viktima është Kevin Muharremi, 25 vjeç, banues në Fucecchio, me origjinë shqiptare.

Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, i riu po kthehej nga një mbrëmje e kaluar në një lokal në zonën e Valderës.

Më herët dyshohet se kishte ndodhur një debat, i cili po verifikohet nga hetuesit dhe që mund të lidhet me atentatin.

Lajme të tjera |  Shtyhet gjyqi! Veliaj dhe Xoxa mungojnë në GJKKO, edhe avokati Ndreca nuk paraqitet, gjobë 50 mijë lekë

Muharremi udhëtonte së bashku me një mik.

I ulur në sediljen e pasagjerit, ai u godit nga plumbat e qëlluar nga një automjet tjetër që iu afrua paralelisht, për t’u larguar më pas me shpejtësi menjëherë pas të shtënave.

Dinamika e ngjarjes lë të kuptohet për një sulm të mirëorganizuar dhe të qëllimshëm.

Ndërhyrja e karabinierëve dhe e ekipit mjekësor të urgjencës 118 ishte e menjëhershme, por për 25-vjeçarin nuk pati asgjë për t’u bërë.

Zona përpara një bari në lagje u rrethua me shirita sigurie për të mundësuar kryerjen e ekspertizave teknike dhe mbledhjen e provave të mundshme.

Hetuesit po rindërtojnë orët e fundit të jetës së të riut, duke analizuar dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Lajme të tjera |  "Mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!"/ Rakipi pyet troç Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

Asnjë pistë nuk përjashtohet, ndërsa komuniteti i Montecalvoli është zgjuar i tronditur nga një krim që rikthen vëmendjen te një dhunë e papritur dhe brutale, e konsumuar në heshtjen e agimit./Marrë nga FanPage

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us