VIDEO/ Penallti dhe 2 gola të shënuar, Egnatia ngec përballë Vorës në transfertë

Vora 1 – 1 Egnatia (Kasalla 86′ / Fernando 17′)

Vora dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi me shifrat 1-1.

Golin për rrogozhinasit e shënoi Fernando me penallti në minutën e 17-të të sfidës. Ndërkohë që për Vorën barazoi Kasalla, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 86-të.

Kështu, vorakët shkojnë në kuotën e 26 pikëve dhe mbeten në vendin e 7-të. Në krahun tjetër, Egnatia me 43 pikë ngjitet në vendin e dytë.

“Abissnet Superiore”: Java 24-t
Stadiumi: “Vora”
Arbitër: Andi Koçi

FORMACIONET ZYRTARE:
VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Kasalla, Vrapi, Adeloye, Kashari, Fazlagic, Daka, Barjamaj, Shehi. Trajner: Arjan Bellai.
EGNATIA: Dajsinani, Aliyev, Poçi, Aleksi, Fernando, Bakayoko, Xhemajli, Jaime, Kryeziu, Sota, Ruçi. Trajner: Edlir Tetova.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

LIVE:
86′ GOL VORA! Shënon Kasalla.

17′ GOL EGNATIA! Shënon Fernando.

1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida mes Vorës dhe Egnatias.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us