“Guxim do të thotë të kontrollosh frikën”, Dobi pas kthimit te Teutës te fitoret: Babai i Kotobellit dhe nëna ime tani janë engjëj që na shohin nga lart

Trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi, ka theksuar se fitorja e sotme ishte e rëndësishme për faktin se vinte pas një periudhe të gjatë pa suksese, ndonëse ekipi kishte dhuruar paraqitje të mira.

“Frika është pjesë e jetës. Guximi nuk do të thotë të mos kesh frikë, por të kontrollosh frikën. Frika është çdo ditë, por nuk mund ta quajmë frikë, por menaxhim emocionesh e energjish. Por si fillim duhet të falënderoj drejtuesit e klubit, presidencën e të gjithë për mbështetjen, se rezultatet nuk kanë qenë, edhe pse loja po. Mbi të gjitha dua të falënderoj ekipin se si nisi ndeshja për ne.

Nuk mund të them se ishte ndeshja më e mirë për ne, mund të them që Bylisi me dy goditje standarte na rrezikoi. Ne kishim disa situata që duhej të kishin qenë zgjidhur më mirë, edhe një gol i anuluar për pozicion jashtë loje, por në përgjithësi jemi të kënaqur.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Edhe terreni sot nuk ishte i duhuri sepse dihet që disa situata duhen menaxhuar, të adaptohesh me kohën, terrenin e lojën e kundërshtarit. Personaliteti që treguan lojtarët si e nisi ndeshjen, mënyra si reaguan, pastaj edhe fatkeqësia si shënuam golin, ishte interpretimi më i mirë. Kotobelli mori një shpërblim për golin që bëri dhe e tregoi sot në fushë që është kapiteni. Ne kemi mbajtur të njëjtën lojë e sistem, por në situata të ndryshme. Mund të luajmë mirë, por kemi 10 ndeshje pa fituar. Në fund do marrësh gjithmonë atë që do punosh.

Goli i anuluar është aksioni që kemi punuar, sot u përfundua. Këto kemi qejf t’i tregojmë, i kemi treguar e kur nuk finalizohen, nuk i mbajnë mend. Nuk është e thjeshtë nga lojtarët të menaxhojnë ndeshjen, por nga dëshira edhe bëjnë gabime. Në disa raste nuk bëmë zgjedhjen e duhur me një takim a dy takime siç e kërkonte situata. Në pushim u thashë djemve që duhet ta rregullojmë, nuk kishte sinkronizimin e duhur.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR! Ylli i Dinamos shkëput kontratën, i jep lamtumirën ekipit të Ilir Dajës

Aktivizimi i Kotobellit? Nuk ishte e lehtë, por e biseduam që dje dhe e vendosëm të dy bashkë dhe është mënyra më e mirë, se fatkeqësia ndodh, janë gjëra të pashmangshme. Të dhemb, edhe unë para një viti humba nënën. Babai i tij  dhe nëna ime janë engjëj që na shohin nga lart e na shtyjnë për të bërë më mirë”, tha Dobi për RTSH pas ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us