SHBA-të po përgatiten për luftë me Iranin

Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një fushatë ushtarake kundër Iranit që mund të zgjasë me javë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, plani i ri nuk përfshin vetëm objektivat bërthamore dhe raketore, por edhe ndërtesat qeveritare dhe administratës, duke synuar ndoshta gjunjëzimin e regjimit të ayatollahëve.

Plani vjen pas dështimit për të gjetur një gjuhë të përbashkët në raundin e 6-të të bisedimeve në Muskat, më 6 shkurt, i cili ishte i pari pas “Luftës 12-ditore” të vitit të kaluar.

Shenjë e përshkallëzimit është dërgimi i aeroplanmbajtëses së dytë Gerald Ford drejt rajonit.

Gjatë një takimi me trupat ushtarake të premten, Presidenti Trump u shpreh skeptik se mund të gjendet një zgjidhje diplomatike:

Lajme të tjera |  Marjana Koçeku rrëfen largimin nga PS: Protesta më bindi, nuk ndihesha më pjesë e kësaj force politike

“Ata kanë qenë shumë të vështirë për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin. Ndonjëherë duhet të kesh frikë. Kjo është e vetmja gjë që me të vërtetë do ta zgjidhë situatën”.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë shtuan se Trump ka tashmë çdo opsion mbi tavolinë, ndërsa raundi i shtatë i bisedimeve është planifikuar për më 17 shkurt në Gjenevë.

Washingtoni dhe Tel Avivi kërkojnë me ngulm që Irani të heqë dorë nga zhvillimi i raketave balistike, të cilat, të kombinuara me programin bërthamor, mund t’i japin Teheranit aftësinë për të prodhuar armë atomike.

Megjithatë, Irani e refuzon kategorikisht këtë kusht, duke e konsideruar arsenalin e tij si mjet mbrojtës pas pasojave të luftës së vitit 2025.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us