Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se vendet pjesëmarrëse në Këshillin për Paqen në Gaza janë angazhuar të kontribuojnë me mbi 5 miliardë dollarë për t’i dhënë fund luftës në rajon dhe për rindërtimin e tij.
Trump theksoi se Hamasi duhet të respektojë angazhimin për çmilitarizim të plotë dhe të menjëhershëm në territor, në mënyrë që të ruhet stabiliteti afatgjatë.
“Këshilli i Paqes ka potencial të pakufizuar. Tetorin e kaluar bëra publik planin tim për përfundimin përfundimtar të konfliktit në Gaza dhe vizioni im u miratua njëzëri nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Më pas lehtësuam ndihmën humanitare me ritëm rekord dhe siguruam lirimin e të gjithë pengjeve, të gjallë dhe të vdekur. Muajin e kaluar, anëtarët themelues u takuan me mua në Davos të Zvicrës për të festuar themelimin zyrtar dhe për të paraqitur një vizion të guximshëm për civilët në Gaza,” deklaroi ai.
Në përfundim, presidenti amerikan u shpreh se Këshilli i Paqes “do të dëshmohet si organi më i rëndësishëm ndërkombëtar në histori” dhe shtoi se është nder për të që shërben si president i tij.





