Flet eksperti/ Fundi i emigrimit në Shqipëri. Trendi i ri, kthimi në shtëpi

Në një intervistë për emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Profesor Arjan Gjonça, pedagog në London School of Economics (LSE) dhe ekspert i njohur i demografisë, ka shpalosur një analizë të thellë mbi tendencat e reja demografike në Shqipëri.

Sipas Gjonçës, ky ndryshim vjen si pasojë e përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në botë, rritjes së turizmit dhe ngushtimit të diferencave të pagave reale midis Shqipërisë dhe disa vendeve fqinje si Greqia apo Italia, nëse merret parasysh kostoja e jetesës. Ai argumentoi se zhvillimi ekonomik në qytete kyçe si Tirana, Vlora dhe Durrësi ka krijuar mundësi të reja për sipërmarrje të vogla dhe të mesme.

Lajme të tjera |  "Ose të hedhin Ramën nga kati i tretë ose të hyjnë në politikë..." - Demalia tregon si mund të rrëzohet qeveria nga protestuesit

Sfida e plakjes dhe kujdesit social

Megjithatë, profesori i London School of Economics nuk ngurroi të ngrinte alarmin për sfidat e së ardhmes. Plakja e popullsisë dhe rënia e lindshmërisë po krijojnë një situatë të re ku sistemi i pensioneve dhe ai i kujdesit social do të vihen nën presion të madh. “Ne jemi një shoqëri tradicionale ku për të moshuarit kujdeset fëmija i vogël, por kur fëmijët kanë emigruar, kush do të kujdeset për ta?” ngriti pyetjen Gjonça, duke bërë thirrje për politika urgjente dhe holistike nga qeveria. Në përfundim, Arjan Gjonça u shpreh optimist për të ardhmen e vendit, duke theksuar se Shqipëria ka të gjitha potencialet për t’u bërë një vend i jetueshëm, mjafton që të hiqet dorë nga pesimizmi i tepruar dhe polarizimi politik që shpesh verbon gjykimin racional mbi arritjet reale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us