Shqipëria dhe Kosova pjesë e ‘forcës së sigurisë’ për Gazën?

Zgjerimi i forcës ndërkombëtare të stabilizimit për Gazën po merr formë, ndërsa në listën e vendeve pjesëmarrëse përmenden tashmë edhe Shqipëria dhe Kosova.

Sipas raportimit të medias izraelite i24 News, Shqipëria dhe Kosova pritet t’i bashkohen një misioni që përfshin gjithashtu Marokun, Indonezinë, Greqinë dhe Kazakistanin.

Indonezia parashikohet të kontribuojë me kontingjentin më të madh – deri në 8 mijë trupa – duke formuar bërthamën e operacionit.

Nëse konfirmohet zyrtarisht, përfshirja në një forcë stabilizuese në Gaza do ta poziciononte Shqipërinë në një mision delikat, me dimensione të forta politike dhe rajonale, në një kohë kur Lindja e Mesme mbetet një nga zonat më të paqëndrueshme globale.

Edhe për Kosovën, pjesëmarrja do të ishte një zhvillim i rëndësishëm në aspektin diplomatik dhe të sigurisë.

Lajme të tjera |  "Tani jam në pension” - Ish-deputeti demokrat tregon si e flakën nga PD: U përplasa ashpër me Flamur Nokën

Kosova ka shprehur vazhdimisht mbështetje për Izraelin në zhvillimet e fundit në rajon, dhe përfshirja në këtë mision do të kishte edhe dimension simbolik politik.

Forca ndërkombëtare do të vendoset në zona tashmë nën kontrollin izraelit, prapa një zone tampon sigurie. Sipas burimeve, misioni nuk pritet të bëhet operacional para muajit maj.

Megjithatë, mbetet e paqartë pjesëmarrja e aktorëve kyç rajonalë, si Jordania dhe Arabia Saudite, të cilat ende nuk kanë dhënë pëlqimin për t’u bashkuar me operacionin.

Zgjerimi i listës me Shqipërinë dhe Kosovën sinjalizon një përfshirje më të gjerë ndërkombëtare, por suksesi i misionit do të varet nga konsensusi politik dhe arkitektura përfundimtare e sigurisë në terren.

Lajme të tjera |  Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Veliajt

Një takim i pritshëm në Uashington ndërkaq, nën siglën e Bordit të Paqes, i thirrur nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe me pjesëmarrje të konfirmuar nga kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mund të riafirmojë këtë plan për të pasur forca shqiptare dhe kosovare në misionin paqeruajtës.

Duke qenë se është deklaruar se një shumë prej 5 miliardë dollarësh do të pritet të mblidhet përmes kontributeve të anëtarëve të Bordit të Paqes dhe se Shqipëria e Kosova mund të mos jenë në pozita të forta për donacione ekonomike, një investim ushtarak mund të jetë më i mundshëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us